Kurti: Çdo parti, sipas hises që ia ka dhënë populli, ka përgjegjësi për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se secila parti e Kuvendit të Kosovës ka përgjegjësi për formimin e institucioneve të reja.
Kurti ka mirëpritur vendimin e u.d. të presidentes Albulena Haxhiu, që më 6 gusht të mbahet seanca konstituive, derisa tha se çdo parti sipas votave që kanë marrë në zgjedhje, ka përgjegjësi për formimin e institucioneve, transmeton Zeri.info.
“Caktimi i datës për seancën konstituive nga u.d. e presidentes Albulena Haxhiu është i mirëpritur, partitë politike secila, sipas hises që populli i ka dhënë, gjendemi para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit ose presidentes. Kemi më dy javë deri te seanca konstituive e Kuvendit, para se të kalojmë te zgjedhja e qeverisë së re dhe për të kaluar në zgjedhjen e presidentes”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti përmendi se para dy javësh ka takuar krerët e partive, PDK dhe LDK, ndërsa përmendi që interesi shtetëror duhet të vendoset në vend të parë. /Zëri
