Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

Aktuale July 22, 2026 - 09:29

Stuhia nuk la pa prekur edhe Sarandën. Pesë minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve.

Edhe te bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi tri mjete.

Sipas informacioneve të Top Channel, nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të lënduar nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.

Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar, njëherazi po bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar.