Haziri: PDK-ja e kryengritësve, LVV-ja e të pakënaqurve, LDK-ja e idealistëve

Haziri: PDK-ja e kryengritësve, LVV-ja e të pakënaqurve, LDK-ja e idealistëve

Aktuale July 17, 2026 - 11:10

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia duhet t’u kthehet idealistëve, duke theksuar se anëtarësia është shtylla kryesore e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka bërë një krahasim mes tri partive më të mëdha në vend, duke thënë se “historia na ka mësu që LDK-ja është parti e idealistave, PDK-ja është parti e kryengritësve dhe LVV-ja është parti e të pakënaqurve”.

“LDK-ja u takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri, transmeton Zeri.info.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur brenda LDK-së po zhvillohen diskutime lidhur me të ardhmen e partisë dhe organizimin e saj të brendshëm. /Zëri