Mbyllet për tri javë rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë për shkak të punimeve
Foto: Laura Hasani

Mbyllet për tri javë rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë për shkak të punimeve

Aktuale July 15, 2026 - 18:59

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Bajram Bahtiri” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 20 korriku deri më 11 gusht 2026.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, duke i bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative për qarkullim.