Mot me diell dhe temperatura deri në 29 gradë të premten
Foto: Laura Hasani

Mot me diell dhe temperatura deri në 29 gradë të premten

Aktuale July 10, 2026 - 08:05

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e premte do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.