Dy muaj para vendimit final, Specialja thotë se gjyqtarët e saj janë të paanshëm
Gjykata Speciale përmes një reagimi në “X” ka thënë e gjyqtarët e saj janë të paanshëm.
Në një video të publikuar, zëdhënësja e kësaj Gjykate thotë se gjyqtarët e Hagës përzgjidhen në një panel I pavarur , për t’u siguruar që ata janë profesionalë dhe të pavarur.
“Pavarësia dhe paanshmëria e Gjyqtarëve sigurohet në procedurat para DHSK-së. Të gjithë kandidatët vlerësohen nga një Panel Përzgjedhës i Pavarur, për të siguruar përzgjedhjen e Gjyqtarëve shumë profesionalë dhe të pavarur që përmbushin standardet e paanshmërisë dhe integritetit të përcaktuara nga Ligji”, thuhet në video.
The independence and impartiality of the Judges is ensured in proceedings before the KSC. All candidates are assessed by an independent Selection Panel, to ensure the selection of highly professional and independent Judges who meet the impartiality and integrity standards set by… pic.twitter.com/g9HiOHyvf7
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) July 8, 2026