Imami ngre flamurin amerikan në xhaminë në Prishtinë

Imami ngre flamurin amerikan në xhaminë në Prishtinë

Aktuale July 04, 2026 - 11:47

Imami i xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, ka ngritur flamurin amerikan në oborrin e faltores për nder të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë veprim po e falënderojmë një mik të madh. Nga këtu themi: faleminderit Amerikë për mbështetjen e palëkundur”, ka deklaruar Maliqi.