Krijohen kolona rreth 3.5 kilometra në dalje të Kosovës drejt Shqipërisë

Krijohen kolona rreth 3.5 kilometra në dalje të Kosovës drejt Shqipërisë

Aktuale July 04, 2026 - 10:30

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona të gjata automjetesh në dalje të Republikës së Kosovës, në drejtim të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, nga ora 04:00 e në vazhdim, kolonat kanë arritur deri në rreth 3.5 kilometra.

QKMK bëri të ditur se pritjet janë shkaktuar pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Për më shumë informacione kontaktoni QKMK në numrat 045 198 000 dhe 045 198 606”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.