Në Fushë-Kosovë vazhdon largimi i mbeturinave në rrugët e qytetit
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se mbledhja e mbeturinave po vazhdon me intensitet të lartë në rrugët e qytetit.
Sipas njoftimit në Facebook, Komuna ka bërë të ditur se largimi i mbeturinave po vazhdon çdo ditë me intensitet të lartë në të gjitha zonat, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe krijimit të një mjedisi më të pastër për qytetarët. /Zëri
Postimi i plotë:
Mbledhja e mbeturinave po vazhdon çdo ditë me intensitet të lartë në të gjitha zonat e komunës, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe krijimit të një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët.
Ekipet e angazhuara janë në terren çdo ditë, duke punuar me përkushtim për largimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i ftojmë të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë duke i hedhur mbeturinat vetëm në vendet e parapara për këtë qëllim.