Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për mobilitetin në punë
Aktuale
July 03, 2026 - 15:17
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për mobilitetin në punë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë.
Marrëveshja u nënshkrua në Shqipëri ndërmjet ministrit në detyrë Andin Hoti dhe ministren e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.
“Kjo marrëveshje forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe krijon mundësi më të mëdha për qytetarët tanë në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas kësaj komunikate, një nga rezultatet kryesore të marrëveshjes do të jetë lehtësimi i qasjes në tregun e punës, duke mundësuar që qytetarët e të dy vendeve të kenë procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësim në shtetin tjetër.