Dy nxënës nga Kosova nisen drejt Romës për finalen e olimpiadës ndërkombëtare STEM

Dy nxënës nga Kosova nisen drejt Romës për finalen e olimpiadës ndërkombëtare STEM

Aktuale July 02, 2026 - 15:12

Dy nxënës nga Kosova janë nisur drejt Romës, ku do ta përfaqësojnë vendin në finalen e madhe të olimpiadës ndërkombëtare STEM.

Ensar Bajrami, themelues i Innovation Academy, përmes njoftimit në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se së bashku me dy nxënës të kësaj Akademie, Arnis Kasumin dhe Engjëll Ibrahmin, ekipi i Kosovës do të garojnë në disiplinat e shkencës, matematikës dhe kodimit.

"Në rrugë drejt Romës! Së bashku me Arnis Kasumin dhe Engjëll Ibrahmin u nisëm drejt Romës për të përfaqësuar Kosovën në finalen e madhe të Olimpiadës Ndërkombëtare STEM, ku do të garojmë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit. Na priftë e mbara!", thuhet në postim.

Ndryshe, finalja e olimpiadës ndërkombëtare STEM mbledh të rinj nga vende të ndryshme të botës për të garuar në fusha që lidhen me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. /Zëri