Drejtoria e Arsimit në Prishtinë lejon prezantim të botimeve nëpër shkolla
Aktuale
June 26, 2026 - 23:14
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë i ka kërkuar shkollave që t’u mundësojnë shtëpive botuese të licencuara nga MASH prezantimin e botimeve të tyre në ambientet e shkollës.
“Qëllimi është që mësimdhënësit dhe aktivet profesionale të njihen nga afër me tekstet shkollore, përmbajtjen dhe qasjen metodike të tyre, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes të jetë sa më transparent, profesional dhe i bazuar në vlerësim”, thuhetnë njoftim.
Sipas tyre, prezantimet kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë vendim për përzgjedhjen e teksteve.