Tophanja përballet me grumbuj mbeturinash
Aktuale
June 23, 2026 - 17:39
Në lagjen Tophane të Prishtinës janë vërejtur grumbuj mbeturinash në hapësira publike, duke krijuar një pamje jo të këndshme për zonën.
Siç shihen edhe në pamjet sasi të konsiderueshme mbeturinash janë hedhur pranë rrugës dhe hapësirave përreth, ndërsa zona mbetet e papastruar.
Gjendja e krijuar ngre shqetësime për mirëmbajtjen e pastërtisë në këtë pjesë të kryeqytetit, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta. /eo

