Sot, temperaturat deri në 30 gradë
Aktuale
June 23, 2026 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë parashihet mot i vranët me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 e 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
