Temperatura mbi 35 gradë, Borshi mbushet me pushues
Aktuale
June 21, 2026 - 17:06
Temperaturat e larta që kanë kaluar 35 gradë Celsius këtë fundjavë në Shqipëri, kanë dërguar një fluks të madh pushuesish në plazhin e Borshit.
Vetëm gjatë kësaj të diele, qindra qytetarë dhe turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar ditën pranë detit.
Plazhi i Borshit ka qenë i tejmbushur me pushues, të cilët kanë shijuar ujërat e kristalta.
I njohur si një nga plazhet më të preferuara familjare në jug të vendit, Borshi vijon të tërheqë çdo ditë qindra vizitorë.
Ky fillim sezoni turistik e ka gjetur Borshin të gjallëruar dhe me një numër të konsiderueshëm pushuesish, duke konfirmuar edhe një herë interesin në rritje për destinacionet bregdetare të jugut shqiptar./A2Cnn