Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi
Foto: Laura Hasani

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Aktuale June 20, 2026 - 13:22

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e testit të maturës pas raportimeve për shpërndarje të pyetjeve nëpër grupe të ndryshme.

Bajrami ka thënë se nëse s’ka pasur mundësi të organizimit të testit atëherë është dashur të anulohet.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga ministri Hajrulla Çeku.