Hoti kërkon që me protestë të përkrahet projekti i gazit amerikan dhe aleanca me SHBA-në
Foto: Laura Hasani

Hoti kërkon që me protestë të përkrahet projekti i gazit amerikan dhe aleanca me SHBA-në

Aktuale June 20, 2026 - 12:41

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi në Facebook, ka bërë thirrje që përmes një proteste demokratike në mbështetje të projektit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) me origjinë amerikane dhe forcimit të aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e tij, Hoti thekson se refuzimi i këtij projekti nga Qeveria në detyrë e Kosovës rrezikon që vendi të mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor jashtë një iniciative rajonale energjetike, duke shtuar se projekti është i lidhur me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020.

Ai kritikon qeverinë aktuale për, siç tha mungesë të argumenteve ekonomike në refuzimin e projektit.