Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, majori Getoar Rexhepi, ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC ILE), i realizuar pranë Detashmentit të 7-të ILE të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Sipas njoftimit nga FKS-ja, programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak me qëllim përgatitjen e oficerëve të gradave të mesme për ushtrimin e detyrave udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacionale dhe strategjike.
Sipas njoftimit, ky program kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë, duke forcuar aftësinë e oficerëve për të vepruar në kuadër të operacioneve të përbashkëta, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale.
Përfundimi me sukses i këtij programi nga majori Rexhepi vlerësohet si një arritje e rëndësishme profesionale, e cila kontribuon në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të personelit të FSK-së. /Zëri