Parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Parashikimi i motit për sot

Aktuale June 14, 2026 - 07:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vende-vende vranësirat pritet të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

Era parashihet do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s. /Zëri