Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat

Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat

Aktuale June 09, 2026 - 23:27

Në Vjenë, para fillimit të Forumit Ekonomik të Vjenës, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, takoi Ministren Federale për Evropë, Integrim dhe Familje të Austrisë, znj. Claudia Bauer.

Në takim u diskutua për momentumin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, progresin e Kosovës në reforma dhe rëndësinë e një procesi të bazuar në merita, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zulfaj nënvizoi se Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke theksuar se avancimi i Kosovës në procesin e anëtarësimit është në interes të Kosovës, të Bashkimit Evropian dhe të sigurisë rajonale.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi Ministren Bauer për shkëmbimin konstruktiv, mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe rolin e saj proaktiv në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian.