Përfundimtare, 36.88 për qind e qytetarëve votuan sot
Aktuale
June 07, 2026 - 20:11
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të dhënat e fundit rreth daljes së qytetarëve në vendvotime në vend, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, nga gjithsej 1 milion e 959 mijë e 692 votues, vetëm 722 mijë e 868 persona apo 36.88 për qind e qytetarëve kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.
Krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e ulët, pasi që më 28 dhjetor në zgjedhje kishin dal 44.99 për qind.
KQZ-ja thekson se këto janë të dhëna vetëm nga vendvotimet e rregullta dhe në këto të dhëna nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës. /Zëri
