Punimet mbyllin përkohësisht rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Punimet mbyllin përkohësisht rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Aktuale June 06, 2026 - 09:56

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët se një segment i rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të nisjes së punimeve për instalimin e sistemit të ndriçimit publik “Smart”.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi më 6 qershor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe, duke i ftuar ata të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.