RTK-ja njofton ekzekutimin e 50% të pagave, pjesa tjetër javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

RTK-ja njofton ekzekutimin e 50% të pagave, pjesa tjetër javën e ardhshme

Aktuale June 05, 2026 - 18:55

U.d. Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, ka njoftuar se është realizuar pagesa e pjesshme e pagave për të punësuarit në RTK, në vlerë prej 50 për qind të pagës për secilën kategori të stafit.

Sipas njoftimit të saj, pagesa është bërë në përputhje me mundësitë buxhetore aktualisht në dispozicion.

Në njoftim thuhet se pjesa e mbetur e pagave do të ekzekutohet gjatë javës së ardhshme, varësisht nga mundësitë financiare që do të krijohen.

“Pjesën e mbetur të pagave do ta ekzekutojmë gjatë javës së ardhshme, varësisht nga mundësitë financiare që do të krijohen”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Spahiu ka falënderuar punonjësit për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

“Edhe një herë ju falënderojmë sinqerisht për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe sfiduese për RTK-në”, thuhet në njoftim.