AGK-ja përkrah protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave
Foto: Laura Hasani

AGK-ja përkrah protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave

Aktuale June 05, 2026 - 18:23

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përkrahur protestën e punonjësve të Radio Televisionit të Kosovës për shkak të vonesës së pagave.

“Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, AGK-ja ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale financiare të RTK-së.

AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt.

“AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik”, thuhet ndër tjera. /Zëri