Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim, procesi është vonuar
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka mbetur prapa për vite me radhë dhe se BE-ja duhet të tregojë qartë gatishmëri për pranimin e vendeve të reja.
Ai në Samitin në Tivat të Malit të Zi, tha se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin e Franca, Emmanuel Macron, duke theksuar nevojën për hapa konkretë drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Bashkimi Evropian duhet të tregojë se është i gatshëm dhe i vendosur për zgjerim dhe për këtë do të diskutojmë sot”, u shpreh Merzi.
Ai shtoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është në perspektivë pjesë e BE-së, duke kritikuar vonesat e procesit.
“Sikur për 13 vjet të mos kemi anëtarësuar asnjë vend, mund të themi se BE ka bërë disa gabime të veta”, tha kancelari gjerman, duke nënvizuar nevojën për rifillim më dinamik të procesit të zgjerimit. /Zëri