Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton hapjen e parë zyrtare në Kosovë në vitin 1996
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka rikujtuar një moment historik të pranisë amerikane në Kosovë, duke iu referuar hapjes së Zyrës së Shërbimit Informativ të SHBA-së në Prishtinë në qershor të vitit 1996.
Në një postim publik, Ambasada thekson se ky hap përbënte praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës, duke e cilësuar si një zhvillim fillestar që më vonë u shndërrua në një partneritet të fortë ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.
“Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë… Ishte një hap i vogël që më vonë do të bëhej një partneritet i fuqishëm”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Postimi shoqërohet edhe me hashtagë për përvjetorin e këtij rrugëtimi diplomatik, duke theksuar marrëdhëniet SHBA–Kosovë si një partneritet të konsoliduar ndër vite. /Zëri