Zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban
Foto: Laura Hasani

Zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban

Aktuale June 04, 2026 - 19:32

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban.

Në njoftim thuhet se nga nesër transporti publik do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, siç thuhet, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone, përcjell Klankosova.tv.

“Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

 Destinacionet:

Prapashticë

Qafa e Prapashticës

Gllogovicë

Hajkobillë

 Pikënisja:

Stacioni te Xhamia e Llapit

Image