Pas largimit të rojave, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec

Pas largimit të rojave, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec

Aktuale June 04, 2026 - 13:03

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë natës së mbrëmshme.

Siç raporton Top Channel, edhe në pjesën e Zvërnecit, ku më herët ishin larguar rojet e vendosura në terren, ka nisur procesi i çmontimit të gardhit.

Në këto momente po hiqen segmentet e fundit të gardhit përgjatë gjithë perimetrit që shtrihet nga zona e hidrovorit të Akernisë deri në Zvërnec. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi u hoq edhe teli me gjemba që ishte vendosur mbi gardhin rrethues.