Kurti nesër pret në takim Presientin e Këshillit Evropian, Antonio Costa
Aktuale
June 02, 2026 - 23:17
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë nesër në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:40.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe duhet të jenë të pranishme më së voni në ora 11:30.