“Babait tim të shtrenjtë” - kurora me lule e Ilir Metës, edhe Monika Kryemadhi merr pjesë në varrim
Aktuale
June 02, 2026 - 13:42
Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës, raporton Top Channel.
Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK-u që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit.
Kreu i PL-së është shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.