Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Aktuale June 02, 2026 - 12:29

Pas takimit me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begajn, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka shkuar në Kryeministri.

Ai është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo u bë e ditur nga postimi i shefit të Qeverisë shqiptare, i cili njoftoi se me Costan do të diskutojë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë si dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE, transmeton Klankosova.tv.

“Kryeministria – Me mikun e shtrenjtë të Shqipërisë, presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, për rrugëtimin europian të vendit tonë, hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe objektivin tonë për Shqipërinë 2030 në BE”, shkroi Rama.