Kurti tregon për raportin që ka me Edi Ramën
Aktuale
May 31, 2026 - 23:41
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se ndonëse marrëdhëniet mes tyre janë të mira, ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje politike.
Kurti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim në çdo qëndrim politik, veçanërisht sa i përket raportit me Beogradin zyrtar.
“Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti./kanal10