Ulutash vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

Ulutash vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

Aktuale May 31, 2026 - 23:11

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, ku u diskutua për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin institucional në vend.

Gjatë takimit, Ulutash prezantoi vlerësimet për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe prioritetet e misionit për periudhën në vijim, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Shqipërisë në kuadër të misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

KFOR-i ritheksonv se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, u ritheksua bashkëpunimi i ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me përgjegjësitë e secilit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.