Ismaili uron Veselin për ditëlindje: Vera do të të sjellë në Kosovë

Ismaili uron Veselin për ditëlindje: Vera do të të sjellë në Kosovë

Aktuale May 31, 2026 - 11:24

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai është shprehur i bindur se Veseli në verë do të kthehet në Kosovë.

“Edhe pse nuk je njeri i formaliteteve, nuk munda pa ta uruar këtë ditëlindje, me bindjen e plotë se vera do të të sjellë pranë familjes tënde dhe neve sërish bashkë në Kosovë. Urime ditëlindjen, Kryetar! I bëfsh 100 vjet”, ka shkruar ai.