Themelimi i xhandarmërisë, Sveçla nuk tregon nëse janë koordinuar me KFOR-in
Foto: Laura Hasani

Themelimi i xhandarmërisë, Sveçla nuk tregon nëse janë koordinuar me KFOR-in

Aktuale May 28, 2026 - 13:01

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk ka treguar nëse janë koordinuar me KFOR-in dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për themelimin e xhandarmerisë.

Në konferencën për media, ai ka thënë pjesë e këtij grupi janë vetëm institucionet e Kosovës.

Gjithashtu, ai ka injoruar pyetjen nëse ky mekanizëm mund të këtë kufizime në veri.

“Pjesë e grupit punues janë përfaqësuesi e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga MPB-ja, policia, AME-ja dhe institucionet e tjera që merren me siguri. Në vazhdimësi, siç e theksova, ne do të bisedojmë me të gjithë aktorët e tjerë, në mënyrë që të gjitha idetë, sugjerimet ose modelet që mund të inkorporohen në kuadër të xhandarmerisë së Republikës së Kosovës t’i kemi parasysh”, ka thënë Sveçla.

Ndër të tjera, ai ka treguar për detyrat e këtij grupi.

“Grupi punës është duke punuar në analizimin e aspekteve ligjore, institucionale, organizative, financiare edhe operacionale të themelimi të xhandarmeri si agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së përmes ligjit të veçantë”, tha ai.