Limaj nis fushatën për PDK-në
Aktuale
May 28, 2026 - 13:52
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vendosur sloganin e Partisë Demokratike të Kosovës në ballinën e profilit të tij në Facebook.
Kjo lëvizje e tij vjen pasi Limaj ka deklaruar publikisht mbështetjen për këtë parti dhe kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, njofton Klankosova.tv.
“Stop krizës, ndrysho Kosovën”, është slogani i PDK-së, e cila e nis tubimin sonte nga sheshi i Ferizajt.