Hamza: Kurti ka bërë propozime politike, s’ka pas vullnet t’i japë vendit institucione
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka komentuar zhvillimet e fundit politike që çuan vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme paralamentare.
Hamza tha se kriza politike në vend ka shkaktuar mungesë të stabilitetit institucional dhe përkeqësim të standardit të jetesës.
“Kriza politike ka shkaktuar mungesë të stabilitetit institucional, sot nuk kemi Kuvend, kemi president në detyrë, shumë sene në detyrë, qeveri në detyrë. Nuk mundesh me i kry punët e tua kur je në detyrë sikur kur je në mandat të plotë. Kjo ka shkaktuar edhe vakuumin institucional dhe normalisht ne po e shohim, po ballafaqohemi çdo ditë, të dhënat zyrtare po i flas 7.5% inflacioni prill me prillin e vitit të kaluar, çmimet çdo ditë rriten. Rritja e çmimeve e ka përkeqësuar standardin e jetesës, krizë politike, krizë ekonomike, krizë shoqërore dhe ne po i themi stop krizës”, tha fillimisht Hamza.
Në anën tjetër, Hamza tha se nuk ka vija të kuqe për askë sa i përket bashkëpunimit politik në të ardhmen.
“Jo asnjëherë, as s’kam pasur as s’kam, as s’kam për të pasur”, shtoi i kryetari i PDK-së.
Tutje, Hamza shtoi se PDK nuk ka kërkuar të jetë pjesë e Qeverisë, por kritikoi Kurtin për mungesën e arritjes së marrëveshjes politike për çështjen e presidentit.
“Jo, nuk kam kërkuar asnjëherë në takime me Kurtin që ne të jemi pjesë e Qeverisë, pse? Se i ka marrë 51% i takon me qeverisë. Për presidentin nuk i ka votat, kur nuk i ki votat nevojitet marrëveshje politike. Hajde marrëveshje politike, e ka kalu s’ka bë marrëveshje politike, nuk po të pëlqen PDK, bëje me LDK bëje me kë të duash veç bëje, gjeje formulën… Ka bërë propozime politike, nuk ka pas vullnet me i dhënë vendit institucione “, tha tutje Hamza./klankosova