Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi

Aktuale May 27, 2026 - 09:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ai ka thënë se kjo ditë të shërbejë si reflektim për mirësi e bashkim.

“Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën.” “Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit.”, ka shkruar Abdixhiku.