Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e të rinjve
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se fuqizimi i të rinjve dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim profesional kanë qenë në qendër të takimit me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Sipas Ramës, gjatë takimit është diskutuar për krijimin e Inkubatorit të Bizneseve në Prishtinë, një hapësirë që synon të lidhë arsimin profesional me tregun e punës, duke mbështetur inovacionin dhe aftësimin e të rinjve.
Pjesë e bashkëpunimit ishte edhe avancimi i edukimit parashkollor përmes qasjes “Reggio Emilia”, si dhe zhvillimi i iniciativave kreative që promovojnë mësimin inovativ, kreativitetin dhe qëndrueshmërinë në shkolla.
“Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që sjellin mundësi reale për gjeneratat e reja”, ka shkruar Rama në Facebook.