Azizi: Studentët do të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Deputeti dhe kryetari i Komitetit Parlamentar për Marrëdhënie midis Bashkësive Etnike, Adnan Azizi në një konferencë me mediat paralajmëroi se provimi i jurisprudencës do jepet në gjuhën shqipe, VLEN po dëshmon se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe as me improvizime politike por me punë konkrete institucionale dhe me zgjidhje të plotë e të qëndrueshme.
“Vetëm një ditë pasi bashkëkryetarët e VLEN-it Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti paralajmëruan lajme të mira lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe sot ata menjëherë u angazhuan në takim pune me kryeministrin, për ta avancuar zgjidhjen konkrete të këtij problemi shumëvjeçar. Në takim u diskutua për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies të provimit të jurisprudencës me fokus të qartë që zgjidhja të jetë e plotë funksionale dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve”, theksoi Azizi. /INA