Studentët nga Shqipëria kërkojnë reagim: Jemi marrë peng nga katër maqedonas
Aktuale
May 18, 2026 - 17:37
Autobusi me studentë nga Shqipëria është bllokuar për të hyrë në Shkup.
Dasho Veizaj në një prononcim për media ka deklaruar se autobusi me studentët shqiptarë është marrë peng nga katër maqedonas.
“Është e papranueshme kjo që po ndodh, duhet të reagoni të gjithë sepse ne jemi marrë peng nga katër maqedonas dhe nuk e dimë në çfarë drejtimi jemi duke shkuar”, tha ai.
“Nuk e di se ku po shkojmë, sinqerisht po ua them këtë gjë”, u shpreh Veizaj.