Minatorët e ngujuar në “Trepçë”, punohet për evakuimin e tyre
Aktuale
May 14, 2026 - 11:43
Rreth 18 punëtorë të “Trepçës” vazhdojnë të mbesin të ngujuar në minierë.
Sipas njoftimit zyrtar, 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, kurse theksohet se kjo ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça - Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.
Trepça ka deklaruar tutje se pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh.
KlanKosova ka siguruar pamjet nga vendi ku po bëhet punimi për evakuimin e minatorëve.


