Kurti nuk reagon ndaj akuzave të Osmanit për takim me Vuçiqin dhe Lajçakun

Kurti nuk reagon ndaj akuzave të Osmanit për takim me Vuçiqin dhe Lajçakun

Aktuale May 14, 2026 - 12:50

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka komentuar pretendimet e ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se ai, së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ish-ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim disaorësh, për të cilin, sipas saj, publiku nuk është informuar.

Gjatë vendosjes së gur themelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, Kurti u pyet për këto deklarata, por nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke u shprehur shkurt: “duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”.

Osmani, e cila është bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 7 qershorit, gjatë një tubimi në lagjen “Dardania” në Prishtinë ka hedhur akuza ndaj Kurtit për një takim, siç tha ajo, disaorësh në një dhomë me Vuçiqin dhe Lajçakun pa dijeninë e opinionit publik.