Policia e Kosovës dhe Sllovenia forcojnë bashkëpunimin në siguri

Policia e Kosovës dhe Sllovenia forcojnë bashkëpunimin në siguri

Aktuale May 13, 2026 - 22:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Sllovenia.

Në këtë delegacion ishin ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, Suzana Ivanovië nga Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë, Robert ërepinko, si i dërguar i posaçëm për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe Robert Urek, atashe policor.

Sipas Policisë së Kosovës, në takim është diskutuar për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë, me fokus në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe zhvillimin e kapaciteteve policore në përputhje me standardet evropiane.

Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të Sllovenisë, duke u shprehur gatishmëri për vazhdimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.