Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë
Aktuale
May 12, 2026 - 08:01
Me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë seanca në çështjen "Thaçi dhe të tjerët", që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Kjo u bë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndërkohë, në seancën e së hënës dëshmoi ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser, e cila deklaroi se mungesa e vulave të kohës e bën të vështirë procesin e vlerësimit të transkripteve dhe krahasimin me përkthimet tjera.
Ndryshe, në seancën fillestare më 27 shkurt 2026 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u ngarkohen.