Lushtaku: Kurti është autoritar, populli ka sakrifikuar për një shtet demokratik
Foto: Laura Hasani

Lushtaku: Kurti është autoritar, populli ka sakrifikuar për një shtet demokratik

Aktuale May 12, 2026 - 09:13

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është autoritar.

Lushtaku tha se PDK-ja ka qenë kundër një shteti autoritar, për çka edhe nuk votuan për presidentin e vendit.

“Ne kemi thënë që jemi kundër një shteti autoritar, dhe ky është shumë autoritar si personalitet dhe karakter, dhe me ia dhënë edhe pozitën e presidentit sigurisht që e tepron dhe pastaj humb edhe sensi i demokracisë. Mendoj që edhe dëshmorët, edhe sakrifica e invalidëve dhe veteranëve, por edhe krejt popullit ka qenë që të kemi një shtet demokratik”, tha Lushtaku në Klan Kosova.

Ndërsa, ai shtoi se nëse Kurti vazhdon me qasjen e njëjtë, protesta e opozitës nuk do të jetë vetëm në Parlament, por sipas tij, edhe në rrugë.