Kurti bëri homazhe në Çabrat në nderim të dëshmorëve të Gjakovës
Foto: ZKM

Kurti bëri homazhe në Çabrat në nderim të dëshmorëve të Gjakovës

Aktuale May 10, 2026 - 16:54

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Pas homazheve, Kurti u takua me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës, e cila gjatë luftës çlirimtare dha 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.

Image

"Vetëm ndërmjet 7 dhe 11 majit 1999, në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe u vranë më shumë se 100 martirë, përfshirë fëmijë, të rinj, pleq, gra dhe burra. Këto vrasje konsiderohen dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, me synim shfarosjen e shqiptarëve", theksohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Image
Image