Sindikata e RTK-së i bën thirrje menaxhmentit dhe bordi të ri për zbatimin e pagës minimale
Foto: Laura Hasani

Sindikata e RTK-së i bën thirrje menaxhmentit dhe bordi të ri për zbatimin e pagës minimale

Aktuale May 08, 2026 - 16:49

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka kërkuar nga Bordi i ri dhe Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës që të zbatojnë menjëherë vendimin për pagën minimale në Kosovë, e cila nga 1 korriku 2026 do të jetë 500 euro bruto për orar të plotë pune.

Në një komunikatë, sindikata ka theksuar se në RTK ka ende punëtorë që presin realizimin e kësaj të drejte ligjore dhe ka paralajmëruar se nuk do të pranojë vonesa në implementim.

“Paga minimale nuk është privilegj, por obligim ligjor që zbatohet në të gjithë sektorët në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Kryesia e sindikatës ka paralajmëruar se çdo tentim për moszbatim të këtij obligimi do të raportohet në Inspektoratin e Punës dhe institucionet tjera kompetente.

“Punëtorët e RTK-së nuk mund të trajtohen si kategori e dorës së dytë”, thuhet më tej në komunikatë.

Komunikata e plotë: 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Bordi i ri dhe Menaxhmenti i RTK-së që të zbatojnë menjëherë vendimin për pagën minimale në Republikën e Kosovës, e cila nga 1 korriku 2026 arrin në 500 euro bruto për orar të plotë pune.

Në RTK ka punëtorë që presin këtë të drejtë ligjore dhe nuk do të pranohet asnjë vonesë apo neglizhencë në implementimin e saj. Paga minimale nuk është privilegj, por obligim ligjor që zbatohet në të gjithë sektorët në Republikën e Kosovës.

Kryesia e Sindikatës paralajmëron se çdo vonesë, shmangie apo tentim për moszbatim të këtij obligimi ligjor do të raportohet menjëherë në Inspektoratin e Punës dhe do të adresohet në organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Punëtorët e RTK-së nuk mund të trajtohen si kategori e dorës së dytë, ndërkohë që ligji zbatohet për të gjithë të tjerët. Është koha që edhe RTK të respektojë standardet minimale ligjore dhe dinjitetin e punëtorëve të saj.

Me respekt,

Kryesia e SPERTK-së.

Gëzojnë fëmijët – Bashkëpunimi Comodita dhe UNICEF edhe në Shqipëri (VIDEO)

Read more