Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën në Kosovë: Mbetemi partner i palëkundur

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën në Kosovë: Mbetemi partner i palëkundur

Aktuale May 08, 2026 - 15:22

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker, ka qëndruar dje dhe sot për një vizitë në Kosovë.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i palëkundur i Kosovës dhe një kontribues i rëndësishëm në NATO.

Coakeri ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ndaj sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i palëkundur i Kosovës, një kontribues i rëndësishëm në NATO dhe ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët”, deklaroi ai.