Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit tonë, meritojnë mbështetje më të madhe
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit tonë, meritojnë mbështetje më të madhe

Aktuale May 04, 2026 - 11:48

4 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar zjarrfikësit për ditën e tyre, duke shprehur mirënjohje të thellë për punën që bëjnë.

Ai ka thënë se pavarësisht kushteve të vështira të punës dhe pa mbështetje nga Qeveria, ata nuk janë ndalur së punuari, shkruan Zeri.info.

“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit.

Në kushte të vështira, të lënë anash dhe pa mbështetjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, çdo ditë janë në vijën e parë në shërbim të qytetarëve.

Sot, më shumë se kurrë, meritojnë respektin, vlerësimin dhe përkrahjen për shërbimin ndaj vendit”, shkroi kreu i AAK-së. /Zëri